Egjipt, Sisi rizgjidhet president me mbi 90% të votave

Presidenti egjiptian Abdel Fattah Al Sisi fitoi zgjedhjet presidenciale me më shumë se 90% të votave, sipas vlerësimeve të para të publikuara sot nga media shtetërore.

“Megjithatë niveli i pjesëmarrjes ishte më i ulët se 50%”, sipas të njëjtave burime.

E përditshmja “Al Ahram” njofton se, “Sissi ka marrë 92% të votave dhe rreth 23 milionë persona morën pjesë në votime, në rreth 60 milionë votues”.

Nga ana tjetër edhe e përditshmja shtetërore “Akhbar al Yaoum” dhe agjencia zyrtare MENA japin të njëjtat shifra.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne