UEFA masakron Skënderbeun: Pezullohet 10 vite nga Kupat e Europës dhe gjobitet me 1 milion euro

Pretenca e inspektorëve përkatës të UEFA-s, e njoftuar para disa kohësh, është kthyer tashmë në vendim nga Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës pranë qeverisë europiane të futbollit. Një shkresë, e publikuar nga “Syri.net”, e firmosur nga austriaku Thomas Partl, kryetar i komisionit të sipërcituar disiplinor të UEFA-s, zbulon dënimin e rëndë për Skënderbeun, me 10 vite pezullim nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë. Klubi korçar ka tri ditë kohë për ta apeluar këtë vendim, me shpresën se në Komisionin e Apelit të UEFA-s mund të ndryshopjë diçka, në të kundërt do t’i falet CAS-it të Lozanës, përfundimisht. Në kopjen e vendimit, i cili i është dërguar edhe FSHF-së, bëhen me dije edhe këshillat për apelim të subjektit të dënuar, pra Skënderbeut.

Ja vendimi i plotë:
Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s vendosi:
1. Të përjashtojë KS Skënderbeu nga pjesëmarrja në garat europiane të klubeve për 10 vite.
2. KS Skënderbeu jobitet me 1.000.000 (një milion) €.
3. Gjoba e mësipërme duhet të paguhet në llogarinë bankare brenda 90 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi.
Thomas Partl Kryetar

Në dijeni të Federatës Shqiptare të Futbollit
Këshilla për Apelimin
Ky vendim është i hapur për ankim (neni 60 DR). Deklarimi i qëllimit për të apeluar vendimin e organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës duhet të depozitohet në administratën e JEFA-s, me shkrim, për vëmendjen e Organit të Ankesave, brenda tri ditëve nga njoftimi i vendimit përkatës, me arsye ( Neni 60 (2) DR). Brenda pesë ditëve nga koha e afatit të deklarimit të qëllimit për të apeluar, ankesa duhet të paraqesë, me shkrim: arsyet për ankesë, të cilat duhet të përmbajnë një kërkesë ligjore, një raport me akte, dëshmi, listën e dëshmitarëve të propozuar (me një përmbledhje të shkurtër të dëshmisë së ngritur) dhe konkluzionet e ankuesit (në veçanti, nëse duhet të merren me procedurën e ankesës, me gojë, ose me shkrim) (Neni 60 (3) DR).
Tarifa e ankimit është 1.000 €, e pagueshme me paraqitjen e arsyeve për ankesë (Neni 60 (4) DR).

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne