Në një deklaratë të përbashkët… ministrat e jashtëm të Egjiptit, Jordanisë, Emirateve, Indonezisë, Pakistanit, Turqisë, Arabisë Saudite dhe Katarit:
• Ne shprehim shqetësimin më të thellë lidhur me deklaratat izraelite mbi hapjen e vendkalimit Rafah në një drejtim të vetëm, me synim nxjerrjen e banorëve të Rripit të Gazës drejt Egjiptit, dhe refuzojmë çdo përpjekje për zhvendosjen e popullit palestinez.
• Ne theksojmë domosdoshmërinë e përmbushjes së plotë të planit të “Trumpit”, dhe asaj që ai përfshiu në lidhje me hapjen e vendkalimit Rafah në të dy drejtimet, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes së banorëve.
• Ne nënvizojmë domosdoshmërinë e vendosjes së një ndalimi të plotë të zjarrit, të ndërprerjes së vuajtjeve të civilëve, të garantimit të hyrjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës pa kufizime apo pengesa, dhe të nisjes së përpjekjeve për rimëkëmbjen e hershme dhe rindërtimin.
• Ne theksojmë domosdoshmërinë e krijimit të kushteve për kthimin e Autoritetit Palestinez për të marrë përsipër përgjegjësitë e tij në Rripin e Gazës, çka do të hedhë themelet për një fazë të re sigurie dhe stabiliteti në rajon./kohaislame















