Egjipti largon nga librat shkollore ngjarje të rëndësishme historike

Ministria egjiptiane e Arsimit ka njoftuar për heqjen e disa ngjarjeve politike nga librat shkollorë.

Sipas agjencisë së lajmeve Al Kods Al Arabi, Ministria e arsimit e Egjiptit i ka dërguar letër të gjitha institucioneve shkollore të vendit për heqjen e të gjitha teksteve që kanë të bëjnë me Revolucionin popullor të 2011 (Revolucioni i 25 janarit në Egjipt) dhe grushtin e shtetit të 30 qershorit 2013. Disa deputetë egjiptianë kanë kritikuar këtë veprim të Ministrisë së arsimit. Po ashtu një zyrtar i Ministrisë së arsimit të Egjiptit ka thënë se çështja e heqjes së Revolucionit të 25 janarit dhe grushtit të shtetit të 30 qershorit nga librat e vitit të tretë shkollor nëpër shkollat e mesme është bërë me rekomandim të komitetit special për vlerësimin e librave. Revolucioni i 25 janarit çoni në përmbysjen e regjimit diktatorial të Hosni Mobarak, ndërsa grushti i shtetit të 30 qershorit përmbysi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë legjitime në Egjipt, Mohamed Morsi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne