Egjipti nënshkruan marrëveshje me 2 miliardë dollarë për të blerë avionë luftarakë rusë

Egjipti ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të blerë më shumë se 20 avionë luftarakë Sukhoi SU-35, citon gazeta e perditshme ruse Kommersant të kenë thënë të hënën dy burime nga industria e mbrojtjes.

Marrëveshja që kap vlerën e rreth 2 miliard dollarëve, furnizon Egjiptin me më shumë se 20 avionë luftarakë rusë në vitet 2020-2021, si dhe armatim për aeroplanët, njoftoi gazeta.

Kontrata tregon se si Egjipti nën presidentin Abdel Fattah al-Sisi është bërë një nga blerësit më të mëdhenj të armëve dhe pajisjeve ushtarake ruse, tha gazeta./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne