Fjalët e fundit që plaku afgan i tha terroristit kristjan të frymëzuar nga Skënderbeu

Ndërsa bota u trondit nga sulmi terrorist i së premtes në Zelandën e Re, Afganistani i shkatërruar nga lufta mbajti zi për humbjen e Daut Nabi-ut, muslimanit me fytyrë modeste të vendit ishull që u vra me gjakftohtësi së bashku me 50 besimtarë të tjerë në Christchurch.

Ish-refugjati afgan 71-vjeçar ishte ndër themeluesit e xhamisë Al-Noor, një nga dy xhamitë që u sulmua nga terroristi i krishterë që ishte inspiruar nga Skënderbeu.

Dauti qëndronte në hyrjen e xhamisë për të pritur dhe përshëndetur besimtarët që vinin për të falur namazin e së premtes. Në videon live të transmetuar në Facebook, Daut Nabi shihet se si e mirëpret ngrohtësisht terroristin 28-vjeçar Brenton Tarrant, duke i thënë “Hello Brother”(Përshëndetje vëlla). Ndërkohë që priste të njëjtën përgjigje prej tij, ai mori si përgjigje të vetme disa plumba vdekjeprurës.

Kjo përshëndetje e thjeshtë e Nebiut përballë vdekjes ka prekur mijëra njerëz në mbarë botën.

Fjalët e tij të fundit ‘Hello Brother’ u bënë trend ne Twitter në gjuhën angleze, arabe, pashto, perse, turke dhe gjuhë të tjera.

“Tarrant donte që të ndalte Islamin, por ai bëri më shumë heronj muslimanë. Ai na tregoi fytyrën e shëmtuar të islamofobisë me anë të atij sulmi terrorist në Christchurch,” shkruhej në një nga mesazhet e shumta në Twitter.

“”Përshëndetje Vëlla”, ishin fjalët e fundit të një shpirti të pastër të mbushur me një besim paqësor, shkruhej në një tjetër mesazh në Twitter.

Duke ikur prej qeverisjes sovjetike të Afganistanit, Nabi u strehua në Zelandën e Re rreth katër dekada më parë. Ai ishte kryetari i komunitetit të vogël afgan në atë vend.

Një nga katër djemtë e tij, Omar Nabi, tha për BBC se babai i tij ishte gjithmonë në shërbim të komunitetit, sidomos të emigrantëve. “Ai asnjëherë nuk ka kërkuar ose pritur dicka në këmbim dhe gjithmonë përpiqej për mirëqenien e tyre.”

Presidenti Afgan Mohammad Ashraf Ghani shkroi të dielën: “Sot, fola dhe shpreha ngushëllimet e mia më të thella për familjet e Haxhi Mohammad Daut Nabi-ut dhe Matiullah Safi-ut. Ata u martirizuan në sulmin e xhamisë në Christchurch të Zelandës së Re. Këtyre familjeve në gjendje zie u ofrova nga ana jonë cdo lloj ndihme që do tu nevojitej”.

Ambasada Afgane në Zelandën e Re tha se një tjetër afgan kishte ndalur terroristin të hynte në xhaminë Linwood, xhamia e dytë që u sulmua.

“Abdul Aziz, burri me origjinë afgane i cili gjendej brenda Xhamisë Linwood në momentin kur u sulmua, u vlerësua dhe u konsiderua hero për përballjen e tij me terroristin e armatosur, pasi e ndoqi atë dhe parandaloi vdekjet e tjera.

“Abdul Azizi nuk u fsheh kur terroristi i armatosur ju drejtua xhamisë Linwood gjatë namazit të së premtes dhe po vriste kedo që shihte në rrugë e sipër. Në vend të kësaj ai kapi gjënë e parë që gjeti, një aparat karte krediti dhe vrapoi jashtë duke i bërtitur; ‘eja këtu!’.”

Imigrantët muslimanë nga Pakistani, India, Afganistani dhe vende të tjera bartën peshën kryesore të këtij sulmi terrorist./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne