Egjipti shpall gjendje të jashtëzakonshme për 3 muaj

Presidenti i Egjiptit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm, pas sulmeve në dy kishat katolike ku mbetën të vrarë më shumë se 45 persona.

Abdul Fattah al-Sisi më parë ka urdhëruar vendosjen e ushtrisë në të gjithë vendin, përcjell BBC.

I ashtuquajturi Shtet Islamik ka deklaruar se ishte prapa shpërthimeve në Tanta dhe Aleksandri.

Seria e sulmeve në Egjipt kishte për shënjestër pakicën e krishterë në vend./ Express

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne