Egjipti vendos kushte për koalicionin arab ushtarak

Anëtari i Komisionit për mbrojtje dhe siguri kombëtare të parlamentit egjiptian, Ahmed Ismail, ka cek kushtin e Egjiptit që të pranojë çfarëdo hyrje në koalicionin ushtarak arab. Sikurse përcjell gazeta ditore egjiptiane Marsad, Ahmed Ismail pas konferencës së madhe në Riad, ka deklaruar se ”Egjipti do të bashkëngjitet çfarëdo hyrje në koalicionin ushtarak arab vetëm me kusht që aktiviteti i koalicionit të mos jetë i përfshirë kundër qeverisë siriane dhe shtetit sirian”. Ai shtoi se Egjipti mund të kyçet vetëm në sulmet kundër grupeve terroriste brenda Sirisë.

Më herët gjatë këtij viti ministri i punëve të jashtme të Egjiptit Samih Shukri ka cek se Egjipti nuk do të merr pjesë në çfarëdo konflikt ushtarak në Siri, duke theksuar, se përveç procesit politik, nuk ekziston mënyra tjetër që të përfundojë kriza siriane.”Bashkësia ndërkombëtare duhet të kuptojë se konflikti ushtarak nuk është mënyra për zgjidhjen e krizës në Siri. Duhet të largohet prezenca e organizatave terroriste në Siri e tek pastaj bashkësia ndërkombëtare të kyçet në Siri. Nuk mund të vazhdohet më tutje në destabilizimin e Sirisë dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka kredibilitet, në rast se terroristët nuk i eliminon në tërësi”, ka thënë Samih Shukri.

Ushtria egjiptiane është prezentë në territorin sirian dhe merr pjesë në luftë kundër organizatave terroriste, kanë konfirmuar burimet në çarqet ushtarake dhe diplomatike ruse.”Natyrisht, kjo informatë është e saktë, askush në media aspak nuk flet për prezencën e forcave speciale të shteteve tjera në Siri, të cilët ngushtë bashkëpunojnë me ushtrinë siriane në Siri, vend në të cilin po zhvillohet konflikti rajonal gjeopolitik”. Damasku është i gatshëm të pranojë prezencën e cili do shtet arab i cili do të dërgojë trupa në luftë kundër ISIS-it dhe organizatave tjera terroriste. Informatën për prezencën e ushtrisë egjiptianenë Siri më herët kanë publikuar edhe mediat iraniane, por edhe burimet e “opozitës së armatosur siriane”.

Njëkohësisht presidenti egjiptian Sisi në intervistën për televizionin portugez ka bërë thirrje qeverisë në Damask në luftë të efektshme kundër terrorizmit dhe në rikthimin e stabilitetit në vend”.

Marrëdhëniet e Egjiptit dhe Sisit kanë filluar të ndryshojnë për të mire pas rrëzimit nga pushteti të presidentit të mëparshëm egjiptian Muhamed Mursit./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne