Ekonomia e së ardhmes i përket Azisë/ Parashikimi: Kina do t’i marrë “fronin” Amerikës

Rritja e peshës së ekonomive më të mëdha të Azisë  do të vijojë edhe në vitin 2018 e përtej tij.

Sipas parashikimeve, Azia do të dominojë eekonominë botërore brenda 10 viteve.

Agjencia e lajmeve “Bloomberg” citon raportin e Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Biznes (CEBR) në Londër, sipas të cilit, India do të kapërcejë Britaninë dhe Francën në vitn 2018, duke u bërë kështu e pesta në listën e ekonomive më të mëdha në botë.

Ajo do të hidhet në vendin e tretë deri në vitin 2027, duke lënë pas Gjermaninë.

Në vitin 2032, tre prej katër ekonomive më të mëdha botërore do të jenë aziatike: Kina, India dhe Japonia.

Në të njëjtën kohë, Kina do t’ia ketë rrëmbyer SHBA-ve vendin e parë.

Progresi ekonomik i Indisë nuk do të ndalet.

Sipas raportit të CEBR, në gjysmën e dytë të këtij shekulli, ajo do të arrijë në krye të listës.

Po ashtu, deri në vitin 2032, Koreja e Jugut dhe Indonezia do të kenë hyrë në 10-she, duke zënë vendin e Italisë dhe Kanadasë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne