Shqiptarët udhëheqin rekordin historik të azilantëve në Francë

Në Francë u regjistruan më shumë se 100,000 aplikime për azil në vitin 2017, një rekord “historik”.
Drejtori i përgjithshëm i shërbimit për mbrojtjen e refugjatëve (OFPRA) Pascal Brice tha të hënën se ka patur një rritje të madhe të kërkesave të qytetarëve nga Shqipëria dhe Afrika Perëndimore.

“Aplikimet e paraqitura në vitin 2017 u rritën me 17% në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 100 412 aplikime, pas një rënie prej 6.5% në vitin 2016”-shpjegoi Brice. “Këto shifra konfirmojnë”-tha ai se “Franca është midis vendeve të para në Evropë ndaj preferencave të azilkërkuesve pas Gjermanisë”.

Shumica e azilkërkuesve vitin e kaluar ishin nga Shqipëria me një total prej 7.630 aplikacionesh, një rritje prej 66% me vitin paraardhës. OFPRA ka miratuar aktualisht vetëm 6.5% të këtyre aplikimeve. Pas shqiptarëve në listë janë afganët, haitianët, sudanezët dhe qytetarët e Guinesë.

Azilantët nga Shqipëria kanë qenë një shqetësim permanent për autoritetet franceze që ia kanë përcjellë këtë shqetësim edhe qeverisë së Tiranës, duke i bërë të qartë se azilkërkimi do të ndikojë edhe në vendimin për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne