Pëçarjet në Lëvizjen BESA: kryetari i shkarkuar Bilall Kasami hyn me dhunë në selinë e Shkupit

Zhvillimet aspak pozitive në Lëvizjen BESA nuk kanë të ndalur.

Në selinë e Shkupit, Bilall Kasami së bashku me një grup personash, kanë hyrë me forcë duke thyer dyert e saj. Sipas personit të sigurimit të selisë, personat kanë qenë të armatosur dhe se nuk ka mundur t’i ndalojë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle brenda selisë. Nga policia thonë se të dhëna më të hollësishme do të japin pas hetimit të plotë të ngjarjes.

Mbështetësit e Bilall Kasamit paralajmërojnë padi ndaj anëtarëve tjerë të partisë, me pretendimin se nuk janë lënë të futen ne seli.

Abdush Demiri nga Lëvizja Besa dega Tetovë, mbështeteës i Kasamit, ka mbajtur konferencë për shtyp në selinë e partisë në Shkup, duke thënë se nga persona të panjohur dhe paautorizuar nuk janë lënë të futen në seli.

“Pasi tentuam të futemi në selinë e partisë, e njëjta gjë na ishte pamundësuar, pasi brenda ka pasur persona të paidentifikuar dhe paautorizuar. Menjëherë kemi ftuar organet e rendit, ku ata përfunduan procedurat dhe do të vijojnë paditë adekuate ndaj atyre personave. Për detaje tjera për situatën e krijuar, nesër kryetari i partisë Bilall Kasami do të mbajë konferencë këtu në Shkup”, tha Demiri.

Por nga ana tjetër, ka reaguar Nexhbedin Kahremani, ushtrues detyre si kryetar i Lëvizjes BESA deri në kongresin e kësaj partie:

“Sidoqoftë, në emër të anëtarësisë së Lëvizjes BESA, shumicës së Këshillit Qendror, Kryesisë Qendrore dhe shumicës absolute të strukturave të Besës, ne e dënojmë këtë akt të dhunshëm dhe presim që organet e rendit ta zbardhin këtë rast dhe ushtruesit e këtij akti vandal të përgjigjen para drejtësisë.
Me këtë rast edhe një herë pohojmë se kjo nuk ka qenë gjuha që e kemi instaluar ne, këto nuk janë as vlerat që ne i kemi promovuar dhe kjo është në kundërshtim me gjithçka që ne e kemi ideuar në Lëvizjen BESA. Neve na vjen keq që Bilall Kasami në bashkëpunim me klane ekstremiste të Çairit po i uzurpon dhunshëm jo vetëm zyrat e Besës, por edhe i nëpërkëmb vlerat që në skenën politike i ka sjellë Lëvizja BESA”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA e nënshkruar nga Dr. Nexhbedin Kahremani.

Këshilli Qëndror i Lëvizjes BESA në Shkup ka shkarkuar kryetarin Bilall Kasami dhe me votat e shumicës të këshillit nga 107 kanë votuar 64 pro shkarkimit që është zgjedhur kryetar i përkohshëm z.Nexhmedin Karemani deri në kongresin e partisë që do të mbahet më 24 shkurt.

Miradie Hasani – /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne