Ekonomia shqiptare “rrënohet” tre muajt e parë, koronavirusi tkurr me 2.52% rritjen saj

Tërmeti i fundit të vitit të kaluar, që frenoi sektorin e ndërtimit dhe mbyllja e ekonomisë në gjysmën e dytë të muajit mars kanë çuar ekonominë në territor negativ në tremujorin e parë të vitit.

INSTAT raportoi se në tremujorin e parë, ekonomia ra me 2.52% kundrejt tremujorit të parë 2019. Dy sektorët që kanë ndikuar më negativisht në rritjen ekonomike janë ndërtimi, me -1.29 pikë përqindje, i cili u frenua pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërkohë bllokimi i ekonomisë, pas datës 10 mars, pas shfaqjes së rasteve të para me Covid-19 ka ndikuar në aktivitetet e tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor, që ka ndikuar negativisht me 0.58 pikë përqindje, si dhe në aktivitetet profesionale dhe administrative, me -0.55%.

Këto grupe pritet të ketë shënuar një rënie më të madhe në tremujorin e dytë, ku për dy muaj pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, ndërsa ndërtimi ka qenë aktiv edhe gjatë periudhës së Covid-19.

I vetmi sektor me rritje ishte bujqësia, që ndikoi pozitivisht me 0.71 pikë përqindje. Covid-19 ka ndikuar negativisht dhe industrinë nxjerrëse dhe përpunuese (-0.45%), informacionin dhe komunikacionin (-0.15%), aktivitetet financiare dhe të sigurimit (-0.16%). Sipas INSTAT, Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e parë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019,shfaqen si më poshtë:

-Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 3,41%. Aktivitet i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënieme3,78%. Ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë Industria nxjerrëse, e cila ka shënuar një rënie me13.31%.

Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me16,66%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 3,65%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënieprej5,13%.Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej7,18%.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritjeprej2,96%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 8,37 %.Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rënie me 0,31 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rritje me 1,06%.Taksat Neto mbi produktet u ulën me1,79%.

Ngadalësohet konsumi

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e parë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 1,12 %. Konsumi final i qeverisë u rrit me 0,64 %.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u ul me 16,69 %. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 2,13 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 6,24 %.

/Monitor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne