Ekskluzive / Ja kush janë pedagogët e Shkodrës që dolën në përgjime duke u marrë para studentëve

Avokati Arben Llangozi, i ftuar në “Breaking” me Dafina Hysën në Top News, tha dje se janë arrestuar katër pedagogë në Universitetin e Shkodrës. Sipas avokatit këto arrestime janë bërë sepse dyshohet se pedagogët kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit, duke marrë ryshfet nga studentët. Pas kësaj deklarate, erdhi një reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

“Asnjë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato në varësi të saj, gjatë ditës së sotme (26 prill 2024) nuk kanë kryer veprime procedurale për arrestimin e tyre. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër është e angazhuar për të qenë transparente me median dhe publikun”, tha policia. Prapaskena mëson se ka një dosje penale për të paktën 4 pedagogë të Universitetit të Shkodrës, të cilët rezultojnë në disa përgjime duke u marrë para studentëve në këmbim të notave kaluese në provime.

Ata janë G. Kola, S. Reçi, A. Leka dhe R. Dodani.

Prapaskena mëson se fillimisht dosja është referuar në SPAK për kompetencë. Pas verifikimeve paraprake, SPAK e ka kthyer dosjen në Prokurorinë e Shkodrës për shkak se vlera e para që janë marrë si ryshfet është e ulët, nën nivelin që i takon SPAK-ut.

Me ndryshimet ligjore të kërkuara nga vetë SPAK dhe të miratuara nga Kuvendi, SPAK heton korrupsionin me vlerë mbi 500 USD ose 500 mijë lekë të vjetra./prapaskena

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne