Ekskluzive – Misteri/ Gruas avokate të prokurorit Arian Ndoja i dhuruan 196 mijë m2 tokë në Durrës

Shtohen dyshimet rreth rolit të prokurorit Arian Ndoja në luftën për pronat në Durrës, produkt i së cilës duket se ishte edhe atentati i disa ditëve më parë ndaj Ndojës dhe Landi Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi”, i hetuar për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri. Në vitin 2013 rezulton se bashkëshortes së Arian Ndojës, Elderina Frrok Ndoja, i kanë dhuruar 6 prona me sipërfaqe 196 211 metra katrorë. Referuar deklaratës së pasurisë së prokurorit Ndoja, në 26 prill të 2013, bashkëshortes së tij i kanë dhuruar me kontratë në Durrës dy sipërfaqe toke, njëra 79 434 metra katrorë dhe tjera 112 277 metra katrorë.

Të dyja pronat janë të lloji tokë pyll. Një muaj më vonë, pra në prill të viti 2013, zonjës Elderina Frrok Ndoja i dhurojnë disa prona të tjera, konkretisht me sipërfaqe 800 metra katrore, 800 metra katrore, 1800 metra katrore si dhe 1 100 metra katrore. Ndërkaq, po në maj të vitit 2013, Elderina Frrok Ndoja deklaron se i ka dhuruar një personi dy pronat e para që i kishin dhuruar asaj në muajin prill, pronën me sipërfaqe 79 434 metra katrorë dhe 112 277 metra katrorë. Në deklaratën e pasurisë nuk jepet asnjë e dhënë rreth personit që i ka dhuruar pronat se bashkëshortes së Arian Ndojës, as rreth personit të cilit zonja Ndoja i ka dhuruar sipërfaqet 79 434 metra katrorë dhe tjera 112 277 si dhe as rreth vendosjes së pronave brenda qarkut të Durrësit.

Deklaratë e pasurisë e prokurorit Arjan Ndoja

Dhurimi është i dyshimtë pasi në deklaratat e para të pasurisë 2003-2004 Arian Ndoja ka pasuri dhe të ardhura modeste. Ndërkaq, nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, deklaron vetëm pagën si juriste dhe asnjë pasuri tjetër. Madje. në vitin 2004, Elderina Frrok Ndoja deklaron vetëm pagën 500 000 në vit si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti në Tiranë. Nga viti 2004 deri në vitin 2008, çifti nuk ka deklaruar pasuri, pasi Ndoja nuk ka qenë subjekt deklarimi. Në vitin 2008 vijontë të deklarojnë pasurinë, ku zonja Elderina Frrok Ndoja deklaron sërish pagë vjetore 504 000 lekë si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti. Po gjatë këtij viti, Elderina Frrok Ndoja deklaron një makinë me vlerë 36 mijë euro, pa shpjeguar burimin në deklaratë.

Deklaratë e pasurisë e prokurorit Arjan Ndoja

Në vitin 2009 rezulton punonjëse pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, ku deklaron 795 000 lekë pagë. Tek KKRT punon deri në vitin 2011. Nga ky vit deklaron 211 833 pagë si juriste pranë shoqërive ‘Rafaelo 2002’ dhe ‘Ani’. Në vitin 2012, përpos pagës si juriste pranë shoqërive ‘Rafaelo 2002’ dhe ‘Ani’, deklaron 14 mijë euro të ardhura si konsulente juridike pranë kompanisë ‘Vitrina’ si dhe 683 332 të ardhura të krijuara nga biznesi si avokate. Ndërkaq, në vitin 2013 deklaron 1 712 860 të ardhura si avokate si dhe dhurimin e pronave të mësipërme. Në vijim zonja deklaron të ardhura si avokate si dhe të ardhura si konsulte e shoqërisë  Vitrina’.

Dyshimet

Çifti Ndoja ka nisur të deklarojë pasuri të paluajtshme pas vitit 2008 dhe ato janë kryesisht në zonën e Lezhës. Befas në vitin 2013 shfaqen sipërfaqe të mëdha toke në Durrës. Ndërkaq, dy vjet më vonë, çifti Ndoja janë përfshirë në gjyqin e famshëm për pronësinë e 45 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit. Kryegjyqtarja e Durrësit, Joana Qeleshi, e dorëhequr para se të përballej me Vetingun, e kaloi në pronësi të një të moshuari 75-vjeçar, që mbrohej në këtë proces nga studio e avokatisë së bashkëshortes së prokurorit Arjan Ndoja./sh

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne