Ekskluzive/ S’ka të ndalur skandali i Zyrës Arsimore Has: ja si mësuesi u detyrua të emigrojë, sepse e hoqën nga puna

Mbrëmjen e kaluar emisioni investigative “FiksFare” tranmetoj një skandal të ndodhur në zyrën Arsimore të Hasit, ku Selman Qema drejtor i ZA Has kishte kërcënuar ‘zyrtyarisht’  Isuf Sefollin, se nëse do të kthehej në punë, duhet të hiqte dorë nga procesi gjyqësore.

Por një denoncim tjetër ka ardhur sot në redaksinë e “Gazeta Impakt” ku Arbër Lleshi shpjegon arsyet se si u detyrua të ikte në emigrim, për arsye se kjo zyrë arsimore e kishte hequr nga puna edhe pse ishte specialit i diplomuar në IT.

“Une jam Arber Lleshi, i vetmi ne Has me diplome universitare per Informatike dhe 6 vite eksperience pune ne Sektorin IT te Zyres Arsimore Has nga viti 2008-2014 zoteri Qema me ka larguar mua nga puna ne shkurt te 2014 dhe me ka derguar mesues ne shkollen e mesme “Skenderbeu” Krume dhe ne vendin tim ka emruar nje person me juridik. Selman Qema ka qene personi me dosjen me te zeze ne ZA Has, personi me më shume verejtje dhe kritika te dokumentuara deri ne paralajmerim per perjashtim nga puna. I gjithe stafi i ZA jane me 0 vite eksperience pune perveç Diana Rexha ne Sektorin Mbeshtetes (financa) qe ka rreth 8-9 vite pune po aty” Thuhet në mesazhin e sjellë në redaksinë tonë.//Gazeta Impakt©

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne