Ekskursion i nxënësve shqiptar që mësojnë gjuhën turke për në Edirne

Në kuadër të shkëmbimit të kulturës, traditave dhe shkëmbimit të eksperiencave mes Shqipërisë dhe Turqisë, një grup studentësh janë nisur në një udhëtim katër ditor në Turqi.

Nxënës të shkollës “Asim Vokshi” dhe të fondacionit ALSAR për 4 ditë kanë qëndruar në Edirne të Turqisë. Udhëtimi i nxënësve u mundësua nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shqipëri, në bashkëpunim me Prefekturën e Edirnesë, zyrën e ministrisë së Jashtme të Turqisë në Edirne dhe fondacionin ALSAR.

I pranishëm para nisjes ishte ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, me stafin e tij, dhe prindër të nxënësve.

Gjatë një prononcimi mediatik ambasadori turk, Yörük tha se:

Këta nxënës që po nisen nga Shqipëria drejt Turqisë, janë studentë që mësojnë gjuhën turke. Gjatë vizitës që unë më herët kam pasur në shkollat e tyre, unë shikova që këta nxënës kishin mësuar mirë gjuhën turke dhe i pyeta vetëm një gjë. Ju thashë: ju keni mësuar gjuhën turke pa qenë asnjëherë në Turqi dhe a dëshironi të vizitoni Turqinë një ditë? Ata sigurisht që thanë po dhe unë pas asaj dite u interesova të mundësohej një vizitë e tyre në Turqi. Ky udhëtim u mirëprit nga Prefektura e Edirnesë e cila do mirëpresë nxënësit dhe do i shoqërojë në udhëtimin 4-ditor, zyra e Ministrisë së Jashtme të Turqisë në Edirne dhe BKT (Banka Kombëtare Tregtare)”, tha ambasadori  Yörük.

Më tej ambasadori  Yörük tha: “Qyteti Edirne ka qenë kryeqyteti i Perandorisë Osmane për 100 vite para se kryeqytet të bëhej Stambolli. Është një qytet me histori, kulturë dhe tradita të mëdha që mund të vizitohet nga këta nxënës. Ata mund të mësojnë më shumë rreth traditave të Turqisë, kulturës dhe zakoneve që janë dhe të ngjashme me Shqipërinë, do kenë mundësi të provojnë shijen e ushqimeve turke, dhe të shëtisin qytetin…”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne