Ish-ambasadori amerikan në Ankara kundër sanksioneve të Trumpit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Ankara Ross Wilson, tha se vendi i tij do të dilte me humbje nga lufta ekonomike që i ka hapur Turqisë, pasi nga kjo luftë do të preken edhe tregjet ndërkombëtare.

I ftuar në televizionin amerikan “Fox”, Ross Wilson kritikoi vendimin sanksionues të Uashingtonit dhe paralajmëroi se kjo do të kishte efekte negative si për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ashtu edhe për botën nëse nuk do të bëhet hapa prapa.

Ross Wilson, tha se sanksionet kundër Turqisë bartin me vete dy rreziqe të mëdha. Sipas ish-ambasadorit Wilson, i pari nga këto dy rreziqe ka të bëjë me ndikimin negativ që do të kenë sanksionet në marrëdhëniet dypalëshe, të cilat prej vitesh kanë një rëndësi të madhe për të dyja vendet. Ndërsa rreziku i dytë është se nga një ecuri negative në ekonominë turke do të prekeshin edhe tregjet e tjera.

Vendimet (sanksionet) kundër Turqisë do të dëmtojnë shumë edhe interesat amerikane,- theksoi Wilson dhe i bëri një thirrje vendit të tij që të tërhiqet nga ky vendim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne