Eksod mjekësh e infermierësh nga Shqipëria, kërkesa të larta për punë në Gjermani

Studentet shqiptare po kërkojnë te mësojnë gjuhen gjermane. Arsyeja është e thjeshtë: Duan te ikin ne Gjermani, sepse puna e tyre paguhet dhe vlerësohet me shume atje.
Eriola Bulku ka dy vite qe ka mbaruar studimet per Infermieri te Përgjithshme, dhe prej 1 viti e gjysmë është ne marrëdhënie pune. Kjo nuk e ka penguar qe te ndjeke kursin e gjuhës gjermane dhe tashme po pret vetëm vizën nga ambasada, për t’u larguar nga Shqipëria.

Por degët e mjekësisë, nuk jane te vetmet qe po dërgojnë studente dhe profesioniste ne shtetin gjerman. Meridita Kola, koordinatore në një qendër gjuhësh të huaja, thotë se gjermanishtja është më e preferuara kohët e fundit.

Gjermania përbën aktualisht një nga tregjet më të mëdha në Evropë me mundësi të lartë punësimi, sidomos për infermierë, fizioterapistë dhe degë të tjera që lidhen me përkujdesjen shëndetësore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne