Bota

Eksperti palestinez paralajmëron për konfiskimin e tokave të tjera palestineze

Khalil al-Tufakji,një ekspert i njohur palestinez për çështjen e vendbanimeve, ka paralajmëruar se Izraeli do të konfiskojë toka të tjera palestineze në Kudsin Lindor.

Izraeli planifikon të ndërtojë edhe 1.257 njësi të tjera vendbanimi në Kudsin Lindor të pushtuar.

Duke folur për AA, al-Tufakji, drejtor i Departmentit të Hartave në Shoqërinë Arabe të Studimit në Kuds, tha se: “Izraeli synon, përtej këtij hapi, të përcaktojë tokat me pronarë që mungojnë, që do të thotë marrja nën kontroll e zonave që u përkasin atyre që nuk banojnë në qytet”.

Më tej, al-Tufakji tha se lëvizja po ashtu synon të marrë tokë dhe prona që pronarët e tyre nuk i kanë regjistruar në emrat e tyre për dekada.

Organizata joqeveritare “Peace Now” (Paqe Tani) tha se lëvizja izraelite synon të izolojë Kudsin e pushtuar nga Bregu Perëndimor dhe të shkatërrojë çdo shpresë të zbatimit të “zgjidhjes me dy shtete”./AA

OPINIONE

INTERVISTA