Nga Partizanët e Diktaturës tek Profesorët e Demokracisë që drejtuan vëndin

Nga Pirro Prifti

Asnjëherë vëndi ynë nuk ka gjetur qetësi dhe prosperitet që ngapavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 e deri në ditët e sotme.

Vazhdojnë në Shqipëri të gëlojnë edhe sot e kësaj dite individëtdhe partitë e tyre që shpalosin dhe që çorodisin mëndjet e popullit shqiptar brënda dhe jashtë vendit për dobitë e    programve  përkatëse në drejtimin e vëndit, programe që deritani nuk e kanë çuar Shqipërinë askund përveç se në krijimin e një kaste të korruptuar, hajdute, dhe anti-atdhetare. Përsa ipërket të mirëve dhe të liqve dihet se të mirët në këtë kastëdrejtuese janë me kokrra, kurse të liqtë janë me bollëk dhegëzojnë liri të plotë e janë mbi ligjin.

Një Shqipëri e cila nga 1912 e deri në fillimin e luftës së dytëbotërore u drejtua nga kasta e edukuar në Perandorinë osmane e cila e la Shqipërinë një vënd të prapambetur dhe pa perspektivënjëlloi sikur ishte e okupuar nga ajo Perandori për 450 vjet, me po ato tradita, mënyrë jetese që nxiste dembelizëm, arrogancë,injorancë, hajdutllëk, e deri në diktaturën e komunizmit ku klasadrejtuese e kaluar u çfaros, u zhduk ose emigroi jashtë vendit. Gjatë kësaj periudhe elita intelektuale e trashëguar ngaperandoria turke ishte e arsimuar mirë por nuk mund të kuptontedot perëndimin , zhvillimin e tij, dhe dëshirën e popullit për tuçkëputur përfundimisht nga ideologjia osmane e jetesës e për tëjetuar si europianë.

Diktatura komuniste  u drejtua nga ish partizanët të cilët u arsimuan kryesisht në BRSS, dhe në vitet e fundit të jetës së saj,dërgoi një pjesë të bijve, bijave e besnikëve të drejtuesve të tyrenë Francë , me qëllim që të drejtonin vëndin gjithashtu tëprapambetur e të varfër. Kuptohet vetvetiu se Programi i asajPartie ishte lufta e klasave, bazarizitzmi në varfëri, dhe krijimi injeriut të ri, gjë që i shkaktoi vëndit mungesën e një eliteintelektuale të vërtetë  dhe mungesën e një desidence të vërtetë, aq sa në ndrrimin e sistemeve dhe kalimin në sistemin botëror tëdemokracisë borgjeze , nuk kishte asnjë intelektual apo grupintelektual, që të merrte përsipër drejtimin e vëndit. Partizanët e djeshëm që drejtuan vëndin dhe u arsimuan por ishin pa kulturëne duhur europiane, arritën disa objektiva në të cilat objektivatmë të rëndësishëm ishin arsimimi i popullatës, shëndetësia falas, tharja e kënetave, industrializimi&elektrifikimi i vendit dherritjen e popullatës deri në 3.2 milion banorë nga 790.000 banorëqë kishte në kohën e Zogollit.

Periudha e Demokracisë dhe ndrrimi i sistemit nisi që pas rrëzimit të bustit të diktatorit me 20 shkurt 1990.

Për fat të keq duke mos patur disidencë,, duke patur plagët e diktaturës me rreth 60.000 të burgosur e të internuar nga të cilët,gjysma e tyre ishin ish aleatë të  PPSH, ish drejtues të PPSH, dhe gjysma tjetër kulakë dhe të persekutuar të vërtetë ngarregjimi, për shkak të presionit të madh që erdhi nga shkatërrimii Bllokut komunist që filloi me vrasjen e Çausheskut dhe rëniene Murit të Berlinit, drejtuesi i fundit i Rregjimit ish partizaniRamiz Alia, urdhëroi bërjen e katër partive të reja, dy të djathtadhe dy të majta, dhe shpërndau në këto  katër parti, të gjithëanëtarët e PPSH, por edhe ish spiunët dhe ish sigurimsatproporcionalisht;, si dhe me dekret lejoi Pluri-partitizmin. Nëkrye të këtyre katër partive vendosi sekretarë partie rajonalëbesnikë të Enverit dhe tij. Madje për të vendosur një President tëri, mendoi të vendosë shkrimtarin e talentuar të oborritkomunist, mikut të Enverit dhe Mehmetit, 12 vjet deputet nëKuvëndin Popullor, dhe zv/Kryetarin e Frontit Demokratik (qëdrejtohej nga Nexhmije Hoxha), shokun e dashur për partine  tërreptin Ismail Kadare, i cili për shkrimet e tij që hyjnizoninEnver Hoxhën ishte i paprekshëm në atë kohë, madje i a përkthyen veprat një ish i burgusr në frëngjisht. Fatkeqësisht me gjithë propagandën,  shkrimtari i talentuar nuk u bë dot dissident dhe megjithë `arratisjen e tij të bujshme` por qesharake në sytë e popullit, nuk realizoi detyrën e caktuar për tu bërë President sishkrimtaridsissident i vërtetë çek Vacllav Havel. Për tërealizuar kalimin e butë Raiz Alia mblodhi 200 `petritat` nështator të 1990 (në fakt ish më pak dhe, të gjithë anëtarë partiedhe drejtues organizatash partie, e anëtarë apo kandidatë tëKQPPSH).

Të gjithë ishin të arsimuar mirë, madje dhe në Francë, e pasierdhën nga Franca apo diku gjetkë Partia i bëri Profesorë . Si shpërblim këta profesorë e shkrimtarë madje dhe artistë  do tëzbatonin porositë e fundit të Drejtuesit të PPSH, i cili pasi caktoidrejtuesit e partive të reja dhe pasi i ndryshoi emrin partisëmëmë, u shpërndau edhe një pjesë të pasurisë së vëndit të cilëndo ta konsumin ndër vite me qëllim që të formohej kllasakapitaliste.

Këta profesore me arsim të lartë por për fat të keq të pakulturuardhe anadollakë, duke parë që u bë deti kos, i u kthyen zanatit tëvjetër të të parëve të tyre, duke xhvatur e vjedhur në fillim ngapak, porsi ata qentë e rrugës të cilët kthejnë kokën pas çdo çapiushqimi që hanë se mos u bie ndonjëri me shqelm. Dhe kur e panë se askush nuk i ngacmonte, atëhere u bënë trima dhevendosën `ta bënin Shqipërinë si Europa` (por e bënë han pa porta), ashtu si nuk e kërkonte populli i varfër shqiptar.

Sigurisht ashtu sikundër thuhet në Bibël që ` ruaju fakirit qëbëhet mbret`, sepse kur ka fakiri, bëhet i keq dhe makut, ipashpirt, madje dhe i pabesë,-ashtu ndodhi dhe me kryetarët e partive të reja dhe profesorët e PPSH, dhe i partiçkave të tjera qëu formuan me kalimin e kohës. Rezultati?

Përsëri rezultati mbëti si në dy fazat e kaluara të Historisë sëlavdishme të popullit shqiptar: nga nëra anë, populli i varfër e idrobitur, nga ana tjetër drejtuesit -e kamur, të pashpirt, hileqare, të pabesë, anti-atdhetarë (por në fakt e mbulonin anti-atdhetarizmin me fjalë patriotikekjo ishte moda e re e drejtuesve shqiptarë ndër vite), dhe sigurisht të korruptuarplotësisht.

Aq vodhën e morën dhe shpërdoruan pasurinë kombëtare, sa uiku shteti nga duart në 1997-1998, dhe një pjesë e popullsisë  sëbashku me disa hajdutë  u larguan nga vëndi. Si rezultat, në 2011 popullata ishte 2.8 milion banorë dhe 1.4 milion ishin larguar madje dhe kishin krijuar familje jashtë vendit por ata që mbetënu traumatizuan aq shumë sa edhe sot e kësaj ditë shohim njerëztë hutuar e që flasin me vete duke rritur kështu numrin e individëve që kërkojnë Psikologë dhe Psikatër.

Për fat të keq hajdutllëku, korrupsioni, emigracioni, dhe droga ( një mënyrë e re për tu pasuruar pasi falimentuan firmatpiramidale), prostitucioni, krimi, vazhduan gjatë gjithë kohës, aqsa dhe anal-istët, mediat, gazetat, e më vonë faqet e internetitdhe linket e internetit, e justifikonin këtë babëzi me të metat qëna paskërka patur kapitalizmi për të cilin , `i poshtri` Lenin (sipas njërit nga drejtuesit e vëndit) kishte thënë se Kapitalizëmdhe Korrupsion janë një e të pandarë. E po s`kemi ç`bëjmë.

Zgjedhjet paramentare dhe vendore mbetën aq konfliktuoze dheaq armiqsore sa dhe Europa si BE dhe SHBA, megjithë këshillat e ndihmat e tyre për Shqipërinë, nuk mjaftuan por, me ndrrimine pushteteve në 2013, urdhëruan vettingun, dhe pastrimin e politikës dhe të drejtësisë.

Shqipëria e drejtuar nga 1944 e deri në ditët e sotme nga drejtuestë ardhur nga fshati  të arsimuar por pa kulturën përkatëseqytetare,  me mentalitet anadollak fshatar, të ngjashëm me atë qëthuhet se e ka përmëndur Prefekti i Tiranës që `kur katundariazbret në qytet atdheu është ne rrezik`, e ka lënë Shqipërinë me gjithë ndihmën e BE dhe SHBA pa një elitë intelektuale, pa njëklasë politike të ndërgjegjëshme, dhe me një system gjyqësor tëkorruptuar dhe që nuk respektohet nga drejtuesit e vëndit.

Përpjekjet që po bëhen nga qeveria në drejtimin e vënditmegjithë dy fatkeqësitë natyrore si tërmeti i 26 nëntorit dhePandemia që po vazhdon, megjithë përplasjet e vazhdueshmenga ana e Opozitës jashtë parlamentare për të penguarintegrimin në BE, dhe për të krijuar kaos dhe avantazh politiknëpërmjet akuzave për keqmanaxhimin e pandemisë e përkeqmanaxhimin e fondeve për tërmetin, me gjithë gabimet e njëqeverisjeje që punon, megjithë praninë e një Presidenti që nukështë i popullit por i vetes së vet, Shqipëria po arrin të vendosetnë binarët e ligjit duke u përkrahur fuqimisht nga BE dheSHBA.

Shpresojmë që më në fund Shqipëria me gjithë këto probleme, megjithë emigracionin e vazhdueshëm, ka shumë mundësi tëintegrohet në BE, duke zbatuar dhe realizuar kërkesat e BE.

E rëndësishme është që në Shqipëri është e nevojshme tëformohet një elitë intelektuale e respektuar pa paragjykimet e tëkaluarës e cila do të mundësosjë të realizoje Meritokracinë,  drejtimin e vëndit me njerëz të përgjegjshëm, zbatimin e ligjit. Vetëm kjo është mënyra e vetme që të ndjehemi europianë ./gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne