Ekspertja e një shkolle në Teksas ngre padi pasi ju refuzua puna nëse nuk nënshkruante një betimi pro Izraelit

Një patologe, eksperte e të folurës në një shkollë të Teksasit ka paraqitur një padi federale pasi shkolla ku ajo punonte nuk pranonte të rinovonte kontratën e punës nëse ajo nuk nënshkruante një betim pro Izraelit.

Bahia Amawi ka punuar për shkollën Pflugerville Independent School në bazë të kontratës që nga viti 2009. Çdo vit kur vinte koha për të rinovuar kontratën, shkolla e rinovonte. Amawi gjithmonë i kishte nënshkruar dokumentet e duhura dhe e kishte garant edhe një vit tjetër punësimi.

Por këtë vit, në muajin gusht pati një shtesë të re tek dokumenteat e kontratës. Kjo shtesë ishte një betim që Amawi kërkohej ta nënshkruante, ku duhej të premtonte se ajo “nuk do ta bojkotonte Izraelin gjatë kohës së kontratës” dhe do të përmbahej nga çdo veprim “që kishte për qëllim penalizimin, shkaktimin e dëmit ekonomik ose kufizimet në marrëdhëniet tregtare me Izraelin, ose kufizimet me një person apo entitet që bën biznes në Izrael ose në një territor të kontrolluar nga Izraeli”.

Ky ishte një problem për Amawin, e cila së bashku me familjen e saj, refuzonte të blente mallra nga kompanitë izraelite në mbështetje të bojkotit global për t’i dhënë fund okupimit të Izraelit në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.

Por përveç kësaj, Amawi vuri në dukje për vetë faktin se ky ishte betimi i vetëm për të cilin kërkohej të nënshkruante dhe që kishte të bënte me Izraelin – ishte dicka jashtëzakonisht e çuditshme.

“Është e habitshme sesi ata nuk merren me ne ndërkohë që vendosin të mbrojnë ekonominë e një vendi tjetër përkundër mbrojtjes së të drejtave tona kushtetuese”, tha Amawi, e cila ka lindur në Austri dhe është me prejardhje palestineze.

Ajo tha se ishte e padiskutueshme të nënshkruhej një betim i tillë, pasi jo vetëm që do dëmtonte palestinezët por do të dëmtonte edhe amerikanët.

“Me ndërgjegjen time nuk mund ta bëja këtë. Nëse do të bëja, nuk do të tradhëtoja vetëm palestinezët që po vuajnë nën një okupim që unë besoj se është i padrejtë … por gjithashtu do të tradhëtoja edhe patriotët e mi amerikanë duke lejuar shkeljet e të drejtave tona kushtetuese për të folur lirshëm dhe për të protestuar në mënyrë paqësore “, tha Amawi, e cila jeton në Amerikë prej 30 vitesh dhe është qytetare amerikane.

Përveç kësaj, edhe nxënësit me aftësi të kufizuara, me autizëm dhe me probleme me të folurin në shkollën Pflugerville Independent School do dëmtohen gjithashtu. Ata që flasin arabisht janë në një disavantazh të madh, pasi Amawi thotë se ajo është patologja e vetme e certifikuar për fëmijë në atë zonë që e flet atë gjuhë.

Avokati i Amawit ka ngritur një padi, ku pretendon se amendamenti i parë i të drejtës të fjalës së lirë është shkelur .

Betimi ishte nxjerrë sipas një ligji shtetëror pro-Izraelit i miratuar më 2 maj 2017, i cili i ndalonte agjencitë shtetërore që të punonin me kontraktorë që bojkotonin Izraelin. Kur ligj u nënshkrua nga guvernatori republikan Greg Abbott i cili tha se “çdo politikë kundër Izraelit ishte një politikë edhe kundra Teksasit”.

Ligji është jashtëzakonisht problematik. Madje disa prej viktimave të Uraganit Harvey ju tha se do të mund të merrnin ndihma nga emergjenca shtetërore vetëm nëse ata do të nënshkruanin të njëjtin lloj betimi pro-izraelit. Autori i projektligjit, republikani Phil King, tha më vonë se aplikimi i tij tek ndihmat e stuhisë ishte një “keqkuptim”.

Megjithatë, Teksasi nuk është shteti i vetëm amerikan që kërkon që nëpunësit e tij të mos e bojkotojnë Izraelin. Gati 26 shtete kanë miratuar ligje të tilla, dhe ligje të ngjashme janë në pritje në 13 shtete të tjera.

Të tilla ligje vijnë pasi administrata Trump ka shprehur në mënyrë të përsëritur mbështetjen e saj të patundur për Izraelin, duke zgjedhur që të njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e vendit vitin e kaluar. Ky veprim çoi në protesta globale dhe dënimin nga shtetet e tjera anëtare të OKB-së./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne