Bota

Ekspertja gjermane mbështet aktivitetet turke në Mesdhe

Turqia nuk ka pozicion të keq në tensionet midis Ankarasë dhe Athinës në Mesdheun Lindor, tha të premten profesoresha gjermane e drejtësisë.

Nele Matz-Luck, eksperte e ligjit detar në Universitetin Christian-Albrecht të Kiel, për mediat lokale tha se kufijtë e shelfeve kontinentale dhe zonave ekonomike nuk duhet domosdoshmërisht të përcaktohen sipas një linje mesatare.

“Në këtë kontekst, si bazë merren drejtësia dhe barazia”, tha ajo.

Matz-Luck tha se nuk mendon që Turqia ka një pozicion të keq ne tensionet ne Mesdheun Lindor, ndërsa marrëveshja e nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit duhet të ekzaminohet në kontekstin e pretendimeve të Turqisë.

Matz-Luck theksoi nëse të drejtat legjitime të Turqisë në Mesdhe nuk merren parasysh, marrëveshja midis Greqisë dhe Egjiptit nuk mund të ketë kurrfarë efekti.

Greqia dhe vendet e tjera janë përpjekur të cungojnë territorin detar të Turqisë dhe të drejtat e kërkimit të energjisë.

Megjithatë, Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar përpjekjet e Greqisë për shpalljen e një zone ekonomike ekskluzive, duke shkelur interesat e Turqisë.

Greqia kundërshtoi eksplorimet aktuale të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të kufizojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël afër bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije kërkimore për të eksploruar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Anakraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Pas përpjekjeve diplomatike të Gjermanisë, Turqia ndaloi aktivitetet në rajon, megjithatë, ajo rifilloi kërkimin e energjisë në fillim të këtij muaji në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme të demarkimit të kufirit detar.

Ankaraja ka thënë gjithashtu që burimet e energjisë pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), e cila i ka dhënë licencë kompanisë shtetërore të naftës Turkish Petroleum, dhe administratës qipriote greke të Qipros Jugore./AA

OPINIONE

INTERVISTA