Bota

U fshehën në një shtëpi nga shiu, rrufeja vret 10 fëmijë në Ugandë

Një tragjedi ka ndodhur në Ugandë pasi rrufeja ka vrarë 10 fëmijë. Viktimat para tragjedisë po luanin në një fushë futbolli kur i kapi shiu dhe u fshehën në një shtëpi me bar.

Fëmijët ishin të moshës 9- 16 vjeçare teksa në Afrikën Lindore rrufetë janë të shpeshta gjatë stinëve të lagështa.

Po ashtu jo rrallë herë, fëmijët i kap rrufeja nëpër klasa pasi nuk janë të pajisura me rrufe pritëse./BW

OPINIONE

INTERVISTA