Qytetarët e Kosovës preferojnë bregdetin shqiptar/ Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës

Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës, pasi qytetarët e Kosovës preferojnë bregdetin shqiptar.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm mbi 1000 autovetura kanë hyrë në Shqipëri, ndërkohë radha e automjeteve ka mbërritur deri në Vërmicë.  Ndërsa, trafiku është i rënduar deri në afërsi të Urës së Kukësit. Policia kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 6 sportele.

Sakaq, javët e fundit ka pasur një fluks në këtë pikë doganore, ku nuk kanë munguar edhe radhët e gjata. Situatë kaotike u krijua në pikën Kufitare të Kakavijës, ku shqiptarët qëndruan 5 ditë në radhë për të kaluar doganën. Shkak i situatës u bë marrja e tamponit nga pala greke./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne