Pas Bjellorusisë, BE drejt sanksioneve edhe për Turqinë: Do ta diskutojmë më 24 shtator

Bashkimi Europian duket se nuk do të tolerojë më, dhe do të veprojë me ‘dorë të hekurt’ ndaj atyre që kanë shkaktur dy kriza të ndryshme në Europë, Bjellorusisë dhe Turqisë.

Për Bjellorusinë, ministrat e jashtëm të BE ranë dakord për një listë të zezë e cila do të sanksionojë 20 zyrtarë bjellorusë, ku thuhet se do përfshihet dhe Presidenti Lukashenko.

Por mbledhja e së premtes në Bruksel, u shfrytëzua nga Greqia dhe Qipro për të kërkuar masa ndaj Turqisë.
Ministrat e BE ranë dakord edhe për këtë pikë, ku zv/ presidenti i KE zbulon se më 24 shtator në mbledhjen e Këshillit Europian do të diskutohet edhe masat ndaj Turqisë në rast se shtatori nuk sjell progres.

Borrell paralajmëroi se BE do të tregojë forcë kolektive por nga ana tjetër do i hapë rrugë dhe dialogut në Bjellorusi apo në Mesdheun Lindor. Ai shtoi se tashmë BE është e unifikuar në krizën në Mesdhe, duke mbështetur plotësisht Greqinë dhe Qipron, teksa është e zhgënjyer nga sjellja e Erdogan për shpimet ilegale në det./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne