Koalicioni qeverisës i Maqedonisë së Veriut planifikon zv/ministrat, ja çfarë marrin shqiptarët

Pas kryeministrit dhe ministrave,kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve, tashmë është radha e zv/ministrave në Maqedoninë e Veriut.

Koalicioni qeverisës LSDM- BDI- BESA po bën plane dhe për postet e zëvendësuesve teksa rezulton se 8 zv/ministra do të jenë shqiptarë.

Sipas mediave maqedonase BDI do të ketë zv/ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshmë, të Shëndetësisë, të Arsimit, të Drejësisë, të Mbrojtjes dhe Transportit.

Kurse partia tjetër shqiptare, Lëvizja Besa do të ketë dy zv/ministra në Ministrinë e Kulturës dhe Arsimit dhe Shkencës./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne