Shqiperia

Ekstradohet në Shqipëri Arbër Cekaj

Sot pritet të ekstradohet nga Gjermania Arbër Cekajn, pronari i kontejnerit të bananeve ku u gjetën 613 kilogramë kokainë në Shkurt të shkurt 2019.

Lajmin e ka bërë të ditur, sot, Zëvendës Drejtoresha e Policisë Aida Hajnaj, e cila ka pohuar se “Interpol Tirana është duke kryer [sot] ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri të Arbër Çekajt.”

Arbër Cekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj 2018 për llogari të drejtësisë shqiptare për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Vendimi për ekstradimin e tij u dha nga Gjykata e Dusseldorfit në korrik 2019.

Në shkurt 2018, 613 kilogramë kokainë kolumbiane u trafikuan në Shqipëri përmes kontejnerët të bananeve të porositura nga firma shqiptare “Arbi Garden”, në pronësi të Arbër Çekajt. Në flagrancë u arrestuan menaxheri i kompanisë Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku.

Prokuroria shqiptare i mbylli hetimet për këtë çështje dhe arriti në përfundimin se 613 kilogramë kokainë, sasia më e madhe e kokainës e trafikuar ndonjëherë në Shqipëri, është trafikuar vetëm nga Arbër Çekaj, pa bashkëpunuar me askënd tjetër. Ky vendim i prokurorisë ngjalli debate pasi është e vështirë të besohet se një operacion i tillë trafikimi është organizuar nga një person i vetëm./ exit

OPINIONE