Ekstremisti maqedon Bardhyl Mahmuti kercenon me dhune historianin nga Tirana

Politikani ekstremist maqedonas Bardhyl Mahmuti, qe jeton ne Zvicer dhe punon ne nje qender drogmenesh, ka kercenuar me dhune historianin Olsi Jazexhi, pas debatit historik mbi kulturen osmane dhe islame ne Maqedoni qe historiani beri ne nje studio televizive ne Tirane. Ne nje shkrim i cili eshte perhapur edhe neper forumet ekstremiste katolike nga Fahri Xharra dhe katolike te tjere, Mahmuti i cili shkruan gjysem turqisht, historianit nga Tirana i cili me pare bente ironi me “mahmuterit” e Tetoves, tanime e kercenon me dhune. Mahmuti shkruan:

“Në fund, Yazikxhi Ols(un)i deklaron se është shqiptar, dhe se rrjedh nga një familje që ka asimiluar serbë, maqedonas, vlleh etj. Madje, si familje paskësh dhënë kontribut gjatë periudhës së mbretërisë së Ahmet Zogut! Për pak sa nuk e shpalli veten “princ”!
Atij që provokimet kundër “kombëtarëve” i sheh në funksion të REKLAMËS personale, dhe dëshiron “të kruhet me shqiptarët e Maqedonisë”, i them të ketë kujdes që mos ta shpallë veten “princ”, se dikush mund t’ua dërgojë, atij dhe atyre që mendojnë si ai, një SELAM me këngën që UNIKKATILI ia kushtoi “Princit”!”
Duke ditur te kaluaren militariste te Bardhyl Mahmutit dhe kercenimi qe ai i ben historianit nga Tirana me termin “te kete kujdes” ky kercenim duhet pare ne suazen e nje kercenimi terrorist. Ngelet te shihet nese historiani nga Tirana do kontaktoje autoritetet shqiptare dhe zvicerane dhe te kerkoje mbrojtje policore nga ndonje akt i mundshem terrorist qe Bardhyl Mahmuti dhe mahmuterit e tjere qe e ndjekin ate, mund te bejne kunder historianit shqiptar. Kercenimi i Bardhyl Mahmutit ndaj nje historiani qe shpreh mendimin e tij te lire, ne Zvicer dhe ne te gjithe vendet e lira dhe demokratike eshte i denueshem penalisht. Ai perben nje dhune verbale dhe te shkruar ndaj personave qe mendojne ndryshe nga ekstremistet dhe racistet sikur Bardhyl Mahmuti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne