Nuk do ta besoni, por Rama shpërndan medalje mirënjohje për shtyrjen e negociatave. Ka në plan edhe një libër me Ditmirin

Ajo që shkruhej me ironi në rrjetet sociale se qeveria do të bëjë festime për vendimin e bllokut për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë edhe për 1 vit, ndodhi! Sot janë shpërndarë në Ministrinë e Jashtme medalje mirënjohje. Vetë Kryeministri Edi Rama u dorëzoi medaljet 4 ambasadorëve shqiptarë që sipas tij kishin punën më të vështirë në këtë proces.

Dritan Tola, ambasadori ynë në Francë nuk e fshehu dot habinë kur iu kërkua të fliste dy fjalë pasi mori dekoratën. “Në Francë ata që marrin dekorata nuk flasin (kështu e ka protokolli). Mua më kapët papritur. Nuk e prisja gjithë këtë vlerësim”, u shpreh Tola. Po kështu medalje morën edhe ambasdorët tanë në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani.

“Dua të falenderoj shumë dy gra dhe dy burra. Madje këta burra dhe gra, unë dhe Ditmiri mund të ulemi të shkruajmë një libër “Europa, Europa”, besoj do të dilte një mrekulli nga pikëpamja e episodeve që ndodhin në korridoret e Europës”, tha Rama me të qeshur, ndërsa shpërndan medaljet për ambasadorët që sipas tij ishin në frontin e vështirë të luftës.

Shiheni vete videon në minutën 33:31

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne