Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, i ati dëshmon momentet e fundit të 43-vjeçarit dhe takimin me Ervis Martinajn

43-vjeçari Gentian Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në banesën e tij më 15 Mars 2023 në Larushkë të Fushë-Krujës. Ai u qëllua nga 3 armë të ndryshme kallashnikovi, siç është evidentuar nga grupi hetimor. Babai i Gentian Bejtjas, Gani Bejtja, në një intervistë për emisionin “Uniko” ka treguar dinamikën e asaj ngjarje. Sipas tij, 43-vjeçari ka qenë në serën e banesës duke ujitur domatet, kur nga pas tij shkuan 3 vrasësit me kallashnikovë. Një i katërt i priste brenda makinës në rrugën hyrëse të shtëpisë së familjes Bejtja.

Njëri prej 3 personave të armatosur, siç tregon Gani Bejtja, kërcënoi me kallashnikov bashkëshorten dhe fëmijët e Gentian Bejtjas. Më pas shkuan te sera ku ndodhej 43-vjeçari dhe e ekzekutuan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend.

Sparta Koka: Atë ditë çfarë ndodhi, më datë 15?

Gani Bejtja: Ka bërë një serë këtu te shtëpia se këtu s’ka ndenjur kush. Ka mbjellë ca domate, ca gjëra, ka shkuar për tí vaditur. Ka qenë nusja atë ditë, ka ardhur bashkë me kalamajtë edhe u fut këtu. Kur kanë shkuar kalamajtë, kanë lënë një portë të vogël hapur. Ata kanë hyrë, kanë shkuar te sera direkt.

Spartak Koka: Me çfarë makine kanë ardhur këtu?

Gani Bejtja: Fuoristradë e zezë.

Spartak Koka: Po në media është thënë foristrada e bardhë.

Gani Bejtja: Po mediat të shkojnë ta gjejnë.

Spartak Koka: E keni parë vetë fuoristradën?

Gani Bejtja: Po si nuk e kam parë, i zi.

Spartak Koka: Kanë dalë në këmbë?

Gani Bejtja: Kanë dalë në këmbë te porta, po njëri ka prit, tre kanë hyrë atje, njëri ka prit. Njëri i ka drejtuar automatikun gruas e kalamajve. Ata të dy tjerët janë futur brenda, e kanë vrarë brenda në serë duke vaditur domatet. Breshëri automatiku.

“Gentian Bejtja ka zhvilluar një takim me Ervis Martinajn, 1 vit e gjysëm para se ky i fundit të zhdukej”, kështu ka deklaruar Gani Bejtja, babai i të ekzekutuarit 4 ditë më parë në serën e banesës së tij, Gani Bejtja.

Gjithashtu, ai ka thënë se Valter Bami, pas daljes nga burgu, i ka dërguar një person në banesë, ku i ka thënë se nuk ka lidhje me atentatin e kaluar, ku u vra kunati i Gentjan Bejtjes, Ramazan Sino.

Spartak Koka: Babai i Gentian Bejtjas thotë “asnjëherë nuk kanë kërkuar që t’i marrin dëshmi. Gentian Bejtja ka qenë këtu, ka jetuar tek shtëpia ime, apo tek shtëpia e tij, por duke u ruajtur dhe duke qenë i kujdesshëm.” Ai tregon dhe një detaj tjetër që për ngjarjen e fundit, të 4 Korrikut 2023, u arrestua si i dyshuar fillimisht Valter Bami, por nuk kishte asnjë provë dhe asnjë të dhënë ta lidhte direkt dhe ai u mbajt në burg për armëmbajtje pa leje deri në datën 18 Janar të këtij viti dhe babai thotë “pas daljes së tij nga burgu, i ka dërguar një person për t’i bërë be se “nuk kam lidhje me atentatin e fundit”.

Unë e kam pyetur babain dhe për raportet me Ervis Martinaj. Ai flet për një takim që ka bërë Gentian Bejtja me Ervis Martinajn 1 vit e gjysëm para se të zhdukej, ku dyshohej për ngjarjen ndaj Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në Fushë-Kuqe dhe e kanë sqaruar me njëri-tjetrin. E kam pyetur për ngjarjen ndaj Brilant Martinajt edhe disa ngjarje të tjera për të cilat është folur në mediat online, por jo vetëm, për dyshimet për implikimet e Gentian Bejtjas.

Ajo që mbetet e paqartë edhe për hetuesit është se cili është porositësi, cili është motivi kryesor dhe kush janë ekzekutorët. Për shkak se kontrollet pas ngjarjes, në orën 16:20 janë përqëndruar në 2 zona, në zonën e Niklës, ku janë shoqëruar disa persona, si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Është përqëndruar dhe në zonën e Saukut në një prej bazave të Ervis Martinajt.

Gani Bejtja, babai i Gentian Bejtjas që u ekzekutua më 15 Mars 2024 në oborrin e shtëpisë së tij, thotë se me Valter Bamin djali i tij nuk ka pasur probleme. Valter Bami ka qenë një nga të shoqëruarit e policisë kur në Korrik 2023 u vra kunati i Gentian Bejtjas në atentatin që ishte planifikuar për këtë të fundit.

Por, Gani Bejtja, i ati i Gentian Bejtjas, thotë se me Valter Bamin djali i tij nuk ka patur konflikt. Sipas tij, Valter Bami preu në besë Gentjan Bejtjan në zhdukjen e shokut të tij Enver Stafuka. Ky i fundit rezulton i zhdukur që prej vitit 2015 kur u rrëmbye. Në momentin e rrëmbimit, Stafuka ka qenë në tavolinë me Gentian Bejtjan dhe Valter Bamin.

Spartak Koka: Çfarë konflikti ka pasur me Valter Bamin?

Gani Bejtja: Asnjë konflikt. Asnjë konflikt me Valter Bamin, u prish se na preu në besë, e ka prerë në besë shokun e vet Enver Stafukën. Kanë qenë në tavolinë, edhe kanë dashur t’ja lënë që e ka prerë Genti.

Spartak Koka: Kështu kanë dashur ta lënë?

Gani Bejtja: Po, t’ja linin Gentit tim.

Spartak Koka: Dhe që nga ai moment nuk kanë folur?

Gani Bejtja: Nuk kanë shkuar më me të.

Spartak Koka: Kanë pasur konflikte më me njëri-tjetrin pas kësaj ngjarje?

Spartak Koka: A është e vërtetë që një ditë apo disa ditë pas rrëmbimit të Enver Stafukës kanë tentuar të rrëmbejnë dhe djalin tuaj?

Gani Bejtja: Jo jo.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne