Bota

El Pais: Lufta e Arabisë Saudite kundër Jemenit është një nga fatkeqësitë më të këqija në histori

Gazeta spanjolle El Pais ka analizuar pasojat e luftës saudite kundër Jemenit.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin të gjitha mjetet diplomatike për t’i dhënë fund armëpushimit në Jemen dhe përfundimi i luftës saudite kundër Jemenit është thelbësore për të nisur procesin e një plani paqësor të qëndrueshëm, thekson gazeta spanjolle El Pais. Sipas raportit, të paktën 6,000 jemenas janë vranë në bombardimet saudite, ndërsa gjysma e 27 milionë njerëzve jemenas janë në rrezik urie. El Pais shkruan se hapat për të vazhduar armëpushimin janë ende të pamjaftueshme, megjithëse sulmi në portin e Hadidah duket se është ndaluar së paku përkohësisht, pasi rënia e tij do të ishte katastrofë për civilët jemenas, sepse 70% e ushqimit të nevojshëm për njerëzit e këtij vendi vijnë nga ky port. Që nga marsi i vitit 2015, Jemeni është shënjestruar nga sulmet brutale të regjimit saudit me mbështetjen e plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera. Jemeni gjithashtu është përballur me një mungesë të madhe të ushqimit, mjekësisë dhe përhapjes së sëmundjeve të ndryshme./ PT

OPINIONE