“Parti shpelle”, Berisha i kthehet Veliajt: Gropën e bëmë lulishte

sh-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas komentit të kryebashkiakut Erion Veliaj për të ashtuquajturën “gropa” e Tiranës.

Në një status në Faceook, Berisha i kujton se atë që Rama e mbajti ashtu për 5 vite, ishte Bashkia me kryetar Lulzim Bashën që e ktheu në Lulishte.

“Kallam Deshtakut, Lal Plehut, Sugar Parukes!

O te pafytyre qe brohorisni mashtrimin dhe pafytyresine tuaj.

Po gropen qe mbajti si qenef te kryeqytetit per pese vite Edvin Kristaq Thuapisi, harruat si protestuat kur qeveria e Partise Demokraike e mbylli ate dhe me vone Bashkia e PD e ktheu ne Lulishte!

ps: Ndrikull Romina kujdes, ruaje veten nga….Mos u … mashtro, mos brohorit dhe ti: fluturoi fluturoi Veshgjati. sb,” shkruan Berisha.

Në foton e realizuar nga një prej fotografëve më të njohur austriak Robert Pischler shihet gropa ‘Sejdia’. Veliaj tha se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte kail ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më. Po ashtu ai ironizon PD-në, duke e quajtur atë ‘Partia e shpellës’.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne