Shqiperia

Elbasan, flakët ‘pushtojnë’ masivin me pisha

Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje një masiv pishash në fshatin Balëz të Elbasanit është përfshirë nga flakët.

Aktualisht raportohet se flakët kanë “pushtuar” një sipërfaqe prej rreth 1 ha dhe flakët janë duke djegur shtresën e halave të thata të rëna nga pishat dhe paraqesin rrezik edhe për djegien e bimësisë për shkak të erës.

Në terren janë duke punuar forca të shērbimit zjarrfikës pasi ndërhyrja me mjete është e pamundur për shkak te terrenit. Ndērkohë që pas tri ditëve u arrit të shuheshin tre vatrat e zjarreve në Parkun Kombëtar Shebenik -Jabllanicë dhe në Turje të rrethit të Librazhdit.

OPINIONE