“Më erdhi një çek, më thanë plotësoje sa do dhe mbylle gojën”, Taulant Muka flet pas dorëheqjes

“Nëse do të rrija me në ate post kam frikë se do te kisha gjëra për të fshehur”. Keshtu ka thënë mes të tjerash ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, në një intervistë pas ës se tij nga posti që iu besua nga kryemisnitri Rama.

Në një intervistë dhënë për “Kafein”, ai tregon mes të tjerash një episod nga koha kur protestonte si student i levizjes studentore, në atë kohë, në “luftë të ashpër” edhe me dekanin.

“Po them një informacion që nuk e kam ndarë me askënd. Kur kam qenë në vit të katërt apo të pestë në mjekësi, kur studioja në Shqipëri, isha pjesë e protestave të lëvizjes studentore për reformën në sistemin arsimor dhe u bë edhe si luftë kundër dekanit në atë kohë.

Mua më erdhi një çek i bardhe në atë kohë për tu plotësuar nga një person i caktuar, më tha plotëso dhe mbylle gojën, ndërkohë në atë kohë prindërit e mi kishin borxhe, dhe unë e grisa çekun e bardhë.

Dua të them me këtë se nuk kam ardhur për të marrë lek dhe nuk e shikoja këtë pozicion për pushtet, por si mundësi për arsimin e lartë, që mendoj se është drama dhe plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare”, u shpreh Muka.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne