Elbasan: Hamami “Ad Quintum” objekt shumëshekullor

Qyteti i Elbasanit, që me ngritjen e tij si një qëndër e fortë ushtarake, u pajis edhe me hamame, njëra prej të cilave ndodhet shumë pranë Hotel ‘Skampa”. Ky hamam është ndërtuar në fund shekullin e XIX-të, më vonë atë e pasoi edhe një banjë tjetër, që për t’u dalluar nga banja e vjetër, u quajt Hamami i Ri.

Por që në shekullin e dytë të erës sonë përgjatë rrugës Egnatia ndodhet një tjetër hamam, pikërisht në fshatin Bradashesh. “Ka një planimetri drejtkëndëshe, me sipërfaqe 130 m2, me këto mjedise: dhoma e zhveshjes, mjedisi i ngrohtë, mjedisi i nxehtë, dhe ai me ujë të ftohtë. Në brendësi ishte dhoma e zhveshjes, që shërbente për lidhjen e mjediseve. Muret e Hamamit janë ndërtuar me muraturë të përzier. Furnizmi me ujë bëhej me anë të kanaleve nga një depozitë mbi murin e nimfeut dhe largoheshin me një sistem tjetër kanalizimi”, tregon Drejtori i Muzeut Etnografik, Kreshnik Belegu.

Ngrohja e ujit dhe mjediseve, sipas Belegut, kryhej me anë të furrës dhe një sistemi hipokaust, që do të thotë gazrat e nxehtë të krijuara nga djegia e druve qarkullonin së pari nën dysheme dhe në muret e mjedisit të nxehtë si dhe në paretet e mureve. Banjat e këtij stacioni kanë një zgjidhje racionale planimetrike dhe estetike. Ky hamam është ndërtuar në fundin e shekullit të II – të të erës sonë. Në këtë banjë kishte personel që shërbente për masazh, për pastrimin e të pafuqishmëve, për mirëmbajtjen, për zjarrin e pastërtinë. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX-të gjatë kohës së regjimit komunist këto banja u mbyllën, dhe në vitet e fundit të shekullit të XX- të, ato që i kanë qëndruar kohës ruhen si objekte historike e monumente kulture. Rreth këtyre banjave, pikërisht në fshatin Bradashesh, janë ndërtuar shumë shtëpi, duke krijuar lagjen që mori emrin “Stacioni i Rrugës Egnatia”.

Stacioni “Ad kuintum” ose ( stacioni i pestë ) njihet si stacioni i rrugës Egnatia, ndodhet në fshatin Bradashesh, është monument kulture në varësi të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si dhe për studimin e saj nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Kjo banjë, e njohur ndryshe si hamam, është ndërtuar përgjatë rrugës “Egnatia” për tu shërbyer qytetarëve edhe si stacion pushimi./ elbasani+

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne