Kina prezanton dronët më të rrezikshëm luftarak

Forcat ajrore të ushtrisë kineze, kanë prezantuar dronët më të fuqishëm luftarakë që kanë kapacitet të mbartin bomba 2-tonëshe dhe në luftën ajrore mund të konsiderohen si tank-ajror.

Sipas një artikulli të Daily Mail, ushtria kineze ka prezantuar dronët më të përparuar të saj të cilat mund të transportojnë bomba 2-tonëshe. Droni i fundit kinez është quajtur “ Shpata e Mprehtë” dhe ai ka arritur të marrë çmimin e dytë të progreseve shkencore dhe teknologjike të këtij viti në Kinë. Ky është i pari dron i këtij lloji që prodhohet nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s. Thuhet se droni “ Shpata e Mprehtë” do t’i vihet në shërbim ushtrisë kineze deri në vitin 2019 për kryerjen e misioneve të kontrolleve të huaja dhe për objektiva ushtarake. Sipas Daily Mail, duke qenë se programi i qeverisë kineze për prodhimin e dronëve është krejtësisht sekret dhe i fshehtë, rreth këtij droni nuk ka informacione dhe pamje ekzakte. Prodhimi i këtij droni që nga kinezët është quajtur Lijian, konsiderohet një sukses i madh në industrinë ajrore të Kinës. Droni Lijian ashtu si bombarduesit B-2 dhe dronët X-47B, përbëhet nga dy krahë dhe për këtë arsye kapja e tij nga radarët është tepër e vështirë. Daily Mail duke cituar ekspertë të fushës ushtarake shkruan: Ky dron i sofistikuar i Kinës në rast lufte mund të përdoret në një distancë tepër të lartë dhe funksion sikur të jetë një tank ajror. Sigurisht vende si Amerika, Anglia dhe Franca gjithashtu kanë drone të ngjashme me dronin Lijian./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne