Mianmari si Izraeli: fajëson myslimanët për djegiet në Rakhin!

Shefi i ushtrisë së Mianmarit ka fajësuar paramilitarët Rohingian për shpërthimin përpara një xhamie në Rakhin dhe kjo është në kohën kur një grup për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka akuzuar ushtrinë e Mianmarit për djegien e fshatrave në rajon për të parandaluar kthimin e myslimanëve të shpërngulur.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se këto trazira në Rakhin kanë filluar disa ditë pasi Aung San Suu Kyi, liderja defakto e Mianmarit ka deklaruar se forcat e ushtrisë kanë përfunduar operacionet për spastrimin e zonave kufitare. Deri më tani mbi 430 mijë myslimanë Rohingianë janë shpërngulur në Bangladesh. Të shtunën Ming Ang Helaing, shefi i ushtrisë së Mianmarit me anë të një deklarate të publikuar në Facebook, pretendoi se paramilitarët Rohingianë kanë shpërthyer një objekt në një vend mes një shkolle dhe një xhamie në qytetin Butidaong në krahinën Rakhin. Mirëpo grupet e të drejtave të njeriut thonë se kanë dëshmi të cilat tregojnë se ushtria e Mianmarit po përdor shtypjen e paramilitarëve për të dëbuar mbi 1.1 milionë myslimanë Rohingianë. Sipas statistikave të qeverisë së Mianmarit, gjatë muajit të kaluar rreth 40 % e fshatrave të myslimanëve Rohingianë në Rakhin janë zbrazur nga banorët./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne