Elizabeta Ymeraj që burgosi muslimanët divorcon burrin

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj i ka drejtuar një kërkesë gjykatës, ku kërkon divorcin nga bashkëshorti Agron Bajri.

Në kërkesë padinë që Elisabeta Imeraj i ka drejtuar Gjykatës, për zgjidhjen e martesës thuhet se “Para pak ditësh kam rënë në dijeni të një rrethane e cila e ka thyer plotësisht besimin tim tek i padituri, duke u bërë kështu shkak që unë të kërkoj zgjidhjen e martesës.”

Më tej, në dokumentin e siguruar nga CNA.al, Imeraj sqaron se “Fakti se bashkëshorti më ka fshehur një rrethanë të tillë që ka të bëjë me faktin se ka patur një konflikt verbal dhe fizik me Znj. Genta Bungo, kjo rrethanë rezulton thelbësore për jetën time profesionale dhe karrierën”.

Padia është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, me dtaë 24.10.2019, ndërsa gjyqtare e çështjes është Arjana Liço./ CNA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne