Turqia dënoi ashpër miratimin e projektligjit për ndalimin e shamisë në Senatin francez

Turqia dënoi ashpër projektligjin e miratuar në Senatin e Francës me të cilin pengohet shoqërimi i fëmijëve gjatë ekskursioneve shkollore nga nënat e tyre që mbajnë shami.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se “Ne e dënojmë me forcë dhe hedhim poshtë projektligjin e miratuar në Senatin Francez, i cili synon të parandalojë nënat që mbajnë shamitë të ndjekin ekskursionet shkollore”.

Në komunikatë, ku bëhet e ditur se “Arsyetimi i ndalimit të shamisë në formën për ‘Personat Ndihmës’ ka në objektiv të drejtpërdrejt nënat që i shoqërojnë fëmijët e tyre e jo ofruesit e shërbimeve publike”, thuhet që “Ky është një shembull i ri i qasjes diskriminuese dhe i margjinalizimit nga Franca, e cila i trajton myslimanët ndryshe. Kjo nuk pranohet as nga komuniteti turk dhe myslimanë që jetojnë në Francë e as nga vendi ynë dhe vendet e tjera që besojnë në vlera universale. Do të ishte e dobishme për autoritetet franceze të ndërmarrin masa ligjore për të luftuar armiqësinë kundër islamit, sesa të bëjnë ndërhyrje të tilla diskriminuese që nxisin antiislamizmin dhe ksenofobinë në vendin e tyre dhe që kufizojnë liritë fetare. Ky është një shembull tjetër i hipokrizisë dhe i standardeve të dyfishta të vendeve që flasin për liritë me çdo mundësi dhe që shkelin të drejtat dhe liritë më themelore të njeriut”.

Në deklaratë bëhet e ditur se u mirëpritën paralajmërimet e disa anëtarëve të qeverisë dhe ligjvënësve për pasaktësinë e këtij propozimi gjatë debateve në Senat, ndërsa thuhet se “Shpresojmë që Franca do t’i marrë në konsideratë këto paralajmërime dhe do të heq dorë nga ky projektligj dhe se ai do të hidhet poshtë në Kuvendin Kombëtar”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne