Emërimi i Olta Xhackës si ministre e Jashtme, reagon sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo reagon pas emërimit të Olta Xhaçkës si ministre të Jashtme, duke theksuar se shpreson të punojë më tej për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri.

Reagimi vjen pasi kryeministri Rama vendosi të emërojë Xhaçkën në krye të diplomacisë shqiptare, pas dorëheqjes së Gent Cakajt si Ministër në detyrë i Punëve të Jashtme.

Dëgjova me kënaqësi njoftimin se Olta Xhacka është Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa vendi shkon drejt BE”- shkruan Pompeo në Twitter.

Kujtojmë se Pompeo do të qëndrojë në detyrë deri më 20 janar të vitit të ardhshëm pas ardhjes së sekretarit të shtetit i emëruar nga Presidenti i ri amerikan, Joe Biden.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne