Emërohet drejtori i ri i Kadastrës së Durrësit (EMRI)

Artur Çobani emërohet drejtori i ri i Kadastrës së Durrësit. Çobani do të zëvendësojë Liridon Pulën në krye të Kadastrës Durrës, i cili u akuzua për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit.

Më herët Çobani ka mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës. Po ashtu Çobani, ka qenë edhe regjistruesi në ZRPP Tiranë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne