Emigranti në Turqi: Oficerët grekë u përpoqën të na vrisnin

Ekipet e Rojës Bregdetare turke shpëtuan 46 emigrantë të parregullt rreth 5 milje larg brigjeve të qytezës turistike Kusadasi, e varur nga provinca Aydin në Turqi, pasi një anije gjysmë e zhytur, që mbante emigrantët duke përfshirë edhe fëmijë, filloi të merrte ujë.

Emigranti irakian, 30-vjeçari Mohammed Fadil, i cili humbi edhe vajzën e tij 4-vjeçare në këtë aksident, iu nënshtrua kontrollit mjekësor në Spitalin Shtetëror të Kusadasisë.

Në deklaratat që bëri në spital për gazetarët me ndihmën e përkthyesit, Fadil tha se pasi ishin hapur në det me një gomone, pranë tyre kishte ardhur një motoskaf i Komandës së Rojës Bregdetare greke.

“Marinarët grekë erdhën pranë nesh. Kishte shumë dallgë. Në fakt ne menduam se kishin ardhur për të na shpëtuar. Na thanë të fiknim motorin dhe gomonen tonë e lidhën me anijen e tyre dhe filluan të na rrotullonin në det. Iu lutëm, por nuk na dëgjuan. Ishte diçka çnjerëzore. Aata u përpoqën të na vrisnin”,- u tha ai gazetarëve.

Fadil theksoi se ata ishin lënë në mëshirë të fatit në mes të detit.

“Ju thamë, mos bëni kështu, por më kotë, nuk na dëgjuan. Pas një farë kohe ata ikën duke na lënë në mes të detit. Ngaqë kishte shumë dallgë, gomonia filloi të marrë ujë. Unë arrita ti shpëtoj dy fëmijët e mi, por nuk munda të shpëtoj tjetrin. Pastaj erdhën ekipet e Rojës Bregdetare turke dhe na shpëtuan. Zoti ua shpërbleftë”, rrëfen emigranti irakian.

Komanda e Rojës Bregdetare turke pasi mori denoncimin për një gomone me emigrantë të parregullt rreth 5 milje larg brigjeve të Kusadasisë dërgoi menjëherë në zonë 3 motoskafë dhe 1 helikopter. Ekipet turke shpëtuan 46 emigrantë që gjendeshin në gomone, e cila kishte nisur të merrte ujë, si dhe kishin gjetur edhe trupin e pajetë të një vajze 4-vjeçare./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne