Emiratet e Bashkuara Arabe me ndihmën e amerikanëve po dërgojnë qindra mercenarë kolumbianë në Jemen

 

Sipas New York Times, 450 luftëtarë nga Amerika Latine janë kontraktuar nga kompanitë private amerikane dhe direkt nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe për tu bashkuar me qindra ushtarë sudanezë të cilët Arabia Saudite i ka rekrutuar për të luftuar në Jemen si pjesë e koalicionit. Kjo është hera e parë që Emiratet dergojne ushtare nga kombe të huaj gjatë pesë viteve të fundit. Programi ishte menaxhuar dikur nga një kompani private e lidhur me Erik Prince, themeluesin e Blackwater Worldwide, por njerëzit e përfshirë në kete aferë thanë se roli i saj përfundoi disa vite më parë dhe që nga ajo kohë është drejtuar nga ushtria e Emirateve.

Kolumbianë, panamezë, salvadorianë dhe ushtarë kilianë arritën për të luftuar rebelët Houthi të cilët e kanë nxjerrë qeverinë jemenase nga kryeqyteti Sana. Shumica e ushtarëve janë kolumbianë, pasi zyrtarët e Emirateve i konsiderojnë më të aftë në luftën e guerrilasve, pasi kanë kaluar dekada duke u ndeshur me njerëz të armatosur të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) në xhunglat e Kolumbisë. Sipas Huffington Post, kolumbianët pretendojnë se kanë kontrata të drejtpërdrejta me ushtrinë e Emirateve, ndërsa në El Salvador kontraktimi kalon përmes një kompanie kombëtare nënkontraktuar nga Northrup Grumman. Sipas raporteve kolumbiane, mercenarët e tyre marrin më pak se gjysmën e asaj që fitojnë ushtarët evropianë ose amerikanë. Përkundër kësaj, ata fitojnë mesatarisht pesë herë më shumë se ajo që do fitonin në vendet e tyre.

Forbes raporton se Northrup Grumman absorboi një kompani të panjohur të quajtur Vinnelli që mban një kontratë prej 819 milionë dollarësh për të siguruar personel për Gardën Kombëtare Saudite që daton që në 1975.

Nuk dihet me siguri nëse mercenarët e Amerikës Latine janë trajnuar në Shtetet e Bashkuara apo jane trajnuar nga ushtria amerikane në vendet e tyre. Qeveria e SHBA nuk i publikon emrat e ushtarëve apo policisë që ka trajnuar, dhe as nuk ka një regjistër publik të mercenarëve.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë marrë pjesë edhe në fushatën e udhëhequr nga Saudia në Jemen, duke ofruar mbështetje logjistike, përfshirë furnizimin me karburant në ajër. Pentagoni ka dërguar një ekip në Arabinë Saudite për të ofruar inteligjencë të synuar për ushtritë e koalicionit që përdoren rregullisht për sulmet ajrore.

Administrata e Obamës gjithashtu në vitet e fundit ka miratuar shitjen e miliarda dollarëve të pajisjeve ushtarake nga kontraktorët amerikanë në ushtritë e Arabisë Saudite dhe Emirateve, pajisje që përdoren në konfliktin e Jemenit. Këtë muaj, administrata autorizoi një kërkesë saudite prej 1.29 miliardë dollarësh për mijëra bomba për të rimbushur rezervat që ishin varfëruar nga fushata në Jemen, edhe pse zyrtarët amerikanë thonë se bomba do të duhen muaj për të arritur dhe nuk ishin të lidhura drejtpërdrejt me luftën në Jemen./ Gazeta Impakt

burimi:southfront

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne