Emiratet e Bashkuara premtojne te japin 15 milionë dollarë ndihmë për Bregun Perëndimor

Kampi u dëmtua rëndë gjatë një operacioni të madh ushtarak nga Izraeli, i cili ishte më intensivi në gati njëzet vjet.

Dymbëdhjetë palestinezë dhe një ushtar izraelit humbën jetën gjatë konfliktit.

Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i ndajnë fondet për UNRWA – Agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët e Palestinës, me qëllim rindërtimin e shtëpive dhe bizneseve në kamp, si dhe mbështetjen e shërbimeve të agjencisë.

Agjencia UNRWA është përballur me sfida financiare kohët e fundit, duke luftuar për të siguruar fondet e nevojshme për operacionet e saj të vazhdueshme që ndihmojnë miliona njerëz në Lindjen e Mesme.

Gjatë operacionit të fundit ushtarak izraelit në Jenin, rrugët u pastruan me forcë nga buldozerët për t’i hapur rrugë numrit të madh të ushtarëve që shkuan atje.

Zona, e cila ka popullsi të dendur, me afërsisht 24,000 banorë, u la pas me rrugë të shkatërruara, grumbuj asfalti të thyer, dhe gurë të shpërndarë përreth. Makinat u dëmtuan rëndë dhe disa u përmbysën e u dogjën..

Gjatë një konference donatorësh muajin e kaluar, UNRWA nuk arriti objektivin e saj për mbledhjen e fondeve prej 300 milionë dollarësh, të cilin e konsideroi të nevojshme për të vazhduar ndihmën e palestinezëve. Vetëm 107 milionë dollarë u ndanë nga vendet donatore.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara kishte paralajmëruar më parë se agjencia ishte në prag të kolapsit financiar/REL

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne