Emiri i Katarit: Sanksionet e Arabisë Saudite nuk kanë cfarë na bëjnë, vetëbesimi jonë është ngritur

Emiri i Katarit vendi i të cilit gjatë 18 muajve të kaluar ka qenë nën sanksionet më të ashpra të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara, ka deklaruar se Katari deri në një masë të madhe ka tejkaluar ndikimet dhe gjurmët e sanksioneve të imponuara dhe sanksionet kanë ngritur vetëbesimin e këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sheik Tamim bin Hamad Ale Thani, emiri i Katarit, në ceremoninë e fillimit të mandatit të 47-të të Kuvendit të këtij vendi, deklaroi: “Ekonomia e Katarit ka fituar imunitet përball tronditjeve që vijnë nga jashtë dhe sanksionet jo vetëm që nga kanë arritur të ushtrojnë ndikim në procesin e eksportit të naftës, por gjatë një viti të kaluar eksporti i Katarit është shtuar me 18%”.

Emiri i Katarit vuri në dukje mosmarrëveshjet ekzistuese mes vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik dhe tha: “Përkeqësimi i marrëdhënieve në Këshillin për Bashkëpunim të Gjirit Persik është bërë shkak që kjo organizatë të dështojë në realizimin e qëllimeve dhe aspiratave të veta në rajon”.

Shik Tamim ka folur edhe për çështjen e Palestinës të cilën e ka quajtur si çështja më e rëndësishme e botës islame dhe duke mbështetur formimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë, deklaroi: “Kërkojmë nga Bashkësia Ndërkombëtare që të detyrojë Izraelin t’i japë fund shkeljes së të drejtave të njeriut në Palestinë”.

Në lidhje me luftën në Jemen, emiri i Katarit theksoi: “Respektimi i tërësisë territoriale të Jemenit është qëndrim i pandryshuar i Katarit ndaj krizës në Jemen dhe Doha beson se rrugëzgjidhja e problemeve të këtij vendi nuk është ushtarake”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne