Një vajzë 15-vjeçare u përdhunua dhe u vra rrugës për në shkollë ndërsa trupi i saj u gjet në një pyll i rrethuar me simbole satanike dhe me koka gjelash.
Alisa Onyshchuk u mbyt për vdekje në fshatin Babai në rajonin verilindor Kharkiv Oblast të Ukrainës.
Sipas mediave lokale, Alisa u largua nga shtëpia herët në mëngjes për të kapur një tren që të shkonte në kolegjin e saj në Kharkiv, kryeqytetin e rajonit.
Ajo ka përdorur një shteg të shkurtër përmes pyllit në mënyrë që shkurtonte distancen për në stacionin e trenit.
Disa orë më vonë, nëna e saj Viktoria Onyshchuk përdori të njëjtën rrugë për të shkuar në qytet dhe gjen një nga atletet e vajzës së saj.
Nëna e shqetësuar mori sendin e gjetur, kap një tren dhe shkon në Kharkiv. U drejtua për nga shkolla e vajzës e saj për ta takuar por atë ditë askush nuk e kishte parë Alisan. Ajo e raportoi vajzën e saj si të zhdukur tek autoritetet lokale. Policia dhe persona vullnetarë filluan të kërkonin në pyllin pranë stacionit dhe 24 orë më vonë gjetën trupin e gjymtuar të viktimës.
Marina, një nga vullnetaret që zbuloi trupin, tha: “Trupi u gjet në pyll pranë një lëndine dhe ishte i rrethuar me simbole satanike të vizatuar nëpër tokë.
Ajo shtoi: “Dy koka të prera gjelash ishin varur nëpër shkurret aty afër dhe fytyra e vajzës ishte e mbuluar me gjak”.
Zëdhënësja e policisë Viktoria Zinovyeva tha: “Sipas ekzaminimit mjekoligjor, viktima është përdhunuar dhe mbytur”.
Policët po kërkojnë një të dyshuar që i përket moshës 35 deri në 45 vjeç, i cili është parë për herë të fundit nga vendasit pranë stacionit të trenit para se viktima të zhdukej.
Ende nuk është bërë asnjë arrestim./msn/Gazeta Impakt