Bota

Emiri i Katarit u dërgon nga një telegraf urimi Mbretit Selman dhe Princit trashëgimtar

Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani, duke i dërguar nga një telegram veç e veç Mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe Princit Trashëgimtar, Mohammad bin Salman, uroi emërimin e Princit Trashëgimtar.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, “QNA”, Emiri Al-Thani, uroi personalisht Mbretin Salman të Arabisë Saudite për emërimin e Princit Mohammad bin Salman si trashëgimtar i parë.

Ai i uroi jetë të gjatë dhe shëndet të plotë Mbretit Salman, si dhe përparim e zhvillim popullit të Arabisë Saudite duke bërë të ditur gjithashtur se dëshirojnë zhvillimin edhe më shumë të vëllazërisë ndërmjet dy popujve mik.

Kurse në telegramin, që i dërgoi Princit Trashëgimtar, Mohammad bin Salman, e uroi atë për detyrën e re dhe i shprehu suksese të larta për këtë detyrë.

Pas shkarkimit nga detyra të princit të parë trashëgimtar, njëkohësisht Kryeministër dhe ministër i Jashtëm, Mohammed bin Nayef, Mbreti Salman caktoi të mërkurën në këtë detyrë djalin e tij, Princin e Dytë Trashëgimtar, Mohammad bin Salman./ trt

OPINIONE