Shqiperia

Emisioi Impakt 69/ Të verbrit paralajmërojnë protesta: Tafai po na kërcënojnë të heqim dorë

Emisioni Impakt i moderatores Migena Balla vejn këtë herë nën modelimin e Moderatores Flutura Kasa, me të ftuar në studio Kreun e Shoqatës Kombëtarë të të Verbërve, Sinan Tafaj, dhe Gazetarin e kronikës në Neës24, Erjon Skëndaj.

Sinan Tafaj shprehet i zhgënjyer me politikat sociale që po merr shteti  shqiptar për personat me aftësi të kufizuar. Ai shprehet se kjo kategori është një kategori që nuk po ndihmohet aspak nga administrata, dhe se varfëria ka pllakosur tek të gjithë personat me aftësi të kufizuar kjo për shkakun se qeveria nuk jep as detyrimet ligjore që janë caktuar për këtë kategori njerëzisht.

Më tej Tafaj nuk nguron ta quajë se sistemi komunist ka qënë sistem më social në aspektin e ndihmës ndaj këtyre personave, sesa tërë vitet e demokracisë në Shqipëri.

Një problem tjetër që haset tek këta persona sipas pafajt është edhe punësimi në administratën publike.

Erjon Skëndaj deklaron se personat me aftësi të kufizuar janë personat më të varfër dhe më të përjashtuarit në shoqëri, kjo për shkak të masave të pakta që po merr shteti ndaj këtyre personave.

Tafaj paralajmëron më tej protesta për të drejtat e tyre, madje ai shprehet se është kërcënuar nga institucionet, konkretisht Ministria e Mirqënies Sociale kur Erion Veliaj ishte Ministër. Veliaj sipas Tafajt ka bërë gjithçka për të shpifur, në sallën e gjyqin duke quajtur edhe falsifikim firmat e Tafajt.

Tafaj në emrin e shoqatës kërkon që qeveria ti njohë si partnerë si shoqata më e vjetër në Shqipëri. AI më tej kërkon që personat me aftësi të kufizuar të përfaqësohen nga shoqata e personave me aftësi të kufizuar dhe jo shoqata për personat me aftësi të kufizuar.

Ka një prsion të jashtëzakonshëm mbi anëtarët e shoqatës së personave me aftësi të kufizuar për të hequr dorë nga protestat./ Gazeta Impakt ©

OPINIONE

INTERVISTA