EMRAT/ E paprecedentë te fakulteti i Ekonomikut! Shefi i Departamentit dhunon pedagogen

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fakultetin e Ekonomikut në Tiranë. Një shef departamenti, konkretisht Mirdaim Axhami, 43 vjeç ka rrahur për shkak të detyrës pedagogen Liljana Billa (Elmazi), ish-deputete.

Shkak i sherrit mesohet janë bërë tezat e provimit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, mësohet se arrestimi i pedagogut ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne