EMRAT/ Gara për vendet vakante, KLP përzgjedh tre prokurorët për t’iu bashkuar SPAK

Tre prokurorët e përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për t’iu bashkuar SPAK janë Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani. Sakaq, mësohet se lista me tre kandidaturat e para i përcillet SPAK për kontroll pasurie dhe figure.

Kjo është renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:

1.Ols Dado

2.Anita Jella

4.Bledar Maksuti

5.Kreshnik Ajazi

6.Pali Deçolli

7.Albert Kuliçi

8.Sonila Muhametaj

Kujtojmë që më herët ambasada amerikane deklaroi se po ndjek nga afër procesin lidhur me garën e prokurorëve për tre vendet e fundit vakante në SPAK. Në një reagim në rrjete sociale, ambasada amerikane në Tiranë tha se Shtetet e Bashkuara presin që ky proces të rezultojë në përzgjedhjen e prokurorëve më të kualifikuar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne